Nagavci: Në organet e LVV-së nuk është diskutuar posti i Presidentit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në organet e kësaj partie ende nuk është diskutuar për emrat e përveçëm që mund të jenë bartës përgjegjësish në legjislaturën e re.

Sipas saj, nuk është diskutuar as për postin e presidentit të vendit.

“Sa i përket bartësve të përgjegjësive. Deri më tani asnjë emër i përveçshëm nuk është diskutuar në organet tona, as për pozitat në ekzekutiv e aq më pak për postin e presidentit”, ka shkruar ajo në rrjetin social ‘Facebook’, të martën.

Nagavci ka deklaruar se LVV qëndrimet e veta fillimisht i diskuton gjatë e me seriozitet në organet e veta.

“Jemi të kënaqur që kemi bërë një hap përpara me harmonizimin e programit duke vendosur kështu një standard të ri”, ka shkruar ajo tutje.

“Dua të besoj se qytetarëve do t’u ofrojmë atë që kanë kërkuar: se opozita e deri djeshme do të jetë qeverisja e sotme”, përfundon Nagavci, e cila ishte deputete edhe e legjislativit të kaluar.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto dy parti ende nuk kanë arritur të formojnë një koalicion qeverisës.

LVV ka deklaruar se LDK po barrikadon arritjen e marrëveshjes duke kërkuar postin e presidentit.

Haxhiu: Marrëveshja mund të bëhet sot por nuk garantojmë

Në anën tjetër, kjo e fundit e ka mohuar.

LDK: Nuk po e barrikadojmë koalicionin