LDK: Nuk po e barrikadojmë koalicionin

Pas afër tre orëve ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar në një konferencë për media se takimet do të vazhdojnë me LVV-në për të arritur një marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje.

“Ne jemi unik të bashkuar në qëndrime tona, kemi përafrime. Takimet, negociatat tona do të vazhdojnë drejt arritjes së një marrëveshje të bashkëqeverisjes”, tha ai.

Mustafa i reagoi Albulena Haxhiut nga LVV në deklaratën se LDK po vendos barrikadime sidomos për postin e Presidentit.

“Nuk kemi barrakadime, por jemi duke biseduar për te ardhur një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkëta”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se mbetet në dorë të liderëve për çështje të takimeve të mëtutjeshme.