Nagavci i reagon Thaçit: Nuk do të ketë Qeveri të re

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka reaguar presidentit Hashim Thaçi në një postim në ‘Twitter’, duke thënë se plani i tij (presidentit Thaçi) për Qeveri të re e shkel Kushtetuën.

“Nuk do të ketë Qeveri të re. Plani i Thaçit shkel kushtetutën dhe synon të rivendosë palët që i mundësojnë atij të shtyjë përpara marrëveshjet e tij me Vuçiqin”, ka shkruar Nagavci.

Sot gjatë ditës, presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se gjatë javës së ardhshme do të marrë hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Ndërsa emisari i posaçëm i Administratës Trump, Richard Grenell, tha se sapo të hiqen tarifa dhe reciprociteti, do të rifillojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.