MZhR-ja, me tender kërkon një këshilltar për investime kapitale

Përmes procedurave tenderuese, Ministria e Zhvillimit Rajonal, po kërkon të punësoj një këshilltar për investime kapitale, për një periudhë në kohëzgjatje prej 12 muajve.

Në muajin janar të sivjetëm, Ministria e Zhvillimit Rajonal, inicioi tender për konsulent me shërbime këshilluese për realizimin e projekteve kapitale të financuara nga MZHR.

Përmes këtij tenderi, ministria kërkon të angazhojë një konsulent me kohëzgjatje prej 12 muajve, për të cilin janë ndarë 4,800 euro.

Në bazë të vlerës së përgjithshme të parashikuar për kontratë, në raport me kohëzgjatjen e kontratës, rezulton me me një pagesë prej 400 euro në muaj.

Koutimi i çmimit është lloji i procedurës së përdorur për këtë tender, me kriter për dhënie të kontratës, tenderi ekonomikisht më i favorshëm.