Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Injorimi i rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm

Auditori i Brendshëm vazhdon të mos merret seriozisht nga shumë prej ministrive. Në bazë të një analize të bërë, një pjesë e ministrive nuk i kanë kompletuar Njësitë e Auditimit dhe Komitetin e Auditimit, ndërsa disa të tjera nuk i zbatojnë rekomandimet që marrin nga Auditori i Brendshëm.

Janë vetëm një numër i kufizuar i ministrive që e kanë funksionale Njësinë e Auditimit të Brendshëm dhe që i zbatojnë në nivel të kënaqshëm rekomandimet e dhëna. Dy prej ministrive që nuk kanë marrë rekomandime nga Auditori i Përgjithshëm sa i përket Njësisë së Auditimit të Brendshëm janë Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Auditori i Brendshëm është instrument i krijuar për të ndihmuar vendimmarrësit e një institucioni për adresim të dobësive në mënyrë që ato të mos ketë nevojë të jenë të pranishme në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Kurse, në raportet e auditimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Administratës Publike është evidentuar zbatim i ulët i rekomandimeve të Auditorit të Brendshëm. MD në vitin 2019 ka zbatuar vetëm 48.28% të rekomandimeve kurse MAP ka zbatuar vetëm 39.47% të rekomandimeve të dhëna nga Njësia e Auditimit të Brendshëm.

Probleme në fushën e auditimit të brendshëm janë gjetur nga Zyra Kombëtare e Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas Auditorit, në vitin 2019, përbërja e Komitetit të Auditimit në MPB nuk kanë qenë në pajtim me ligjin, Ministria e Zhvillimit Rajonal në dy vitet e fundit nuk e ka pasur të themeluar Njësinë e Auditimit të Brendshëm kurse në Ministrnë e Arsimit dhe Shkencës nuk ka funksionuar Komiteti i Auditimit.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur se prej 70 insitucioneve përkundër që e plotësojnë kriterin, 5 prej tyre nuk e kishin të themeluar Njësinë e Auditimit të Brendshëm. Institucionet që nuk e kanë themeluar NJAB-në janë: Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Arsyet për këtë janë: mungesa e buxhetit, dështimet në proceset e rekrutimit, apo neglizhenca e vet organizatave.

Përderisa, sa i përket stafit të mjaftueshëm me auditorë, nga 65 institucione që kanë të themeluara NjAB-në, mbi gjysma apo 37 prej tyre kishin numër të auditorëve më pak se sa që e parasheh rregullorja.

Sipas Auditorit, sfidë mbetet mos themelimi i Komiteteve të Auditimit në të gjitha institucionet. Nga 65 institucione, në 6 prej tyre nuk ishin të themeluara Komitetet e Auditimit në vitin 2019. Këto janë: Mitrovica Jugore, Ranillug, Agjencia për Verifikimin e Pronave, KQZ, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe MASHT.

Më tej, nga 57 institucione, qendrore dhe lokale, ku funksiononte KA, është vërejtur se në 15 prej tyre KA-të kishin mbajtur me pak se 4 takime, siç kërkohet me Udhëzim Administrativ. Po ashtu, 28 Komitete të Auditimit nuk e kishin dorëzuar raportin vjetor siç kërkohet me nenin 10 të Udhëzimit Administrativ.

Zbatimi i ulët i rekomandimeve nga Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë i kishte zbatuar vetëm gjysmën e rekomandimeve që kishte marrë nga auditori i brendshëm. Nga 29 rekomandime të dhëna, 14 janë zbatuar, 11 janë në proces dhe 4 të pa zbatuara.

Por Ministria e Drejtësisë ka thënë për KALLXO.com se deri më tani numri i rekomandimeve të zbatuara ka arritur në 25 nga 29 sa i ka marrë nga NJAB.

“Zbatimi i rekomandimeve vazhdimisht ka avancuar nga viti në vit, ku shihet edhe nga raportet e auditimit dhe jemi në proces të përmbushjes së plotë të rekomandimeve të pazbatuara. Numri i rekomandimeve të zbatuara dhe në proces është 25 nga 29 në tërësi. Disa rekomandime kërkojnë kohë më të gjatë për zbatim”, theksohet në përgjigjen e MD-së.

Më tej, kjo ministri ka treguar edhe 4 rekomandimet të cilat ende nuk janë zbatuar. Ministria e Drejtësisë ka thënë se të gjitha rekomandimet e pazbatuara janë në proces të zbatimit por që gjatë procesit kanë hasur në vështirësi.

Shkaku i mos zbatimit të rekomandimeve sipas Auditorit është mungesa e një procesi formal të monitorimit të tyre nga menaxhmenti, si dhe mungesa e pro-aktivitetit të komitetit të auditimit për të shtyrë përpara këtë proces.

Por Ministria e Drejtësisë ka thënë se ata monitorojnë të gjitha rekomandimet në të cilat është hasur në vështirësi.

“MD ka ndërmarrë veprime konkrete sa i përket kësaj çështje ku ka formuar Komitetin e ri te Auditimit, si dhe vazhdimisht gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin e MD monitorohen të gjitha rekomandimet të cilat zyrtarët kanë hasur në vështirësi gjatë zbatimit të tyre”, potencohet në përgjigjen e Ministrisë.                  

Njësia e Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë përbëhet nga drejtori i NjAB dhe dy auditorë. Për vitin 2019, në bazë të vlerësimit të rrezikut, ishin planifikuar 8 auditime të rregullta, si dhe një auditim sipas kërkesës.

“Ky plan ishte realizuar plotësisht”, ka theksuar Auditori në raport.

Në raportin e auditimit të vitit 2019, Auditori ka evidentuar që përbërja e Komitetit të Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka qenë në pajtim me ligjin.

Bazuar në Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Komiteti i Auditimit përbëhet nga 3 ose 5 anëtarë, ku 2/3 janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik.

Auditori ka gjetur se të gjithë anëtarët e Komitetit të ri të Auditimit ishin punonjës ministrisë.

“Kjo ka ndodh nga pakujdesia e menaxhmentit për të emëruar anëtarët e komitetit në pajtim me kërkesat ligjore”, thuhet në raportin e Auditorit.

MPB më 18 mars 2019 kishte themeluar Komitetin e Auditimit, i cili kishte funksionuar deri në muajin tetor të vitit 2019. Ky Komitet gjatë kësaj periudhe kishte arritur të mbaj dy takime të rregullta dhe pastaj njëri nga anëtarët kishte dhënë dorëheqje. Me 3 tetor 2019, MPB kishte themeluar Komitetin e ri të Auditimit i cili kishte arritur të mbaj dy takime një për vitin 2019 dhe një takim në janar 2020.

Ndryshe nga viti 2019 kur Komiteti i Auditimit në MPB ka qenë jo në pajtim me ligjin, në vitin 2018, Njësia për Auditim të Brendshëm nuk e kishte përmbushur planin vjetor të auditimit.

Sipas planit vjetor të NjAB në AKSP ishte planifikuar që për vitin 2018 të kryheshin pesë auditime, por kjo njësi gjatë vitit 2018 kishte kryer vetëm dy auditime.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në MPB për t’i pyetur në lidhje me gjetjet e Auditorit në këtë ministri, si në vitin 2018 ashtu edhe për vitin 2019 por nuk ka marrë përgjigje deri në publikim të artikullit.

Komiteti i Auditimit jo në përputhje me ligjin në MPB

Në raportin e auditimit të vitit 2019, Auditori ka evidentuar që përbërja e Komitetit të Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka qenë në pajtim me ligjin.

Bazuar në Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, Komiteti i Auditimit përbëhet nga 3 ose 5 anëtarë, ku 2/3 janë të jashtëm nga fusha përkatëse e auditimit, ndërsa pjesa tjetër nga stafi i brendshëm i subjektit të sektorit publik.

Auditori ka gjetur se të gjithë anëtarët e Komitetit të ri të Auditimit ishin punonjës ministrisë.

“Kjo ka ndodh nga pakujdesia e menaxhmentit për të emëruar anëtarët e komitetit në pajtim me kërkesat ligjore”, thuhet në raportin e Auditorit.

MPB më 18 mars 2019 kishte themeluar Komitetin e Auditimit, i cili kishte funksionuar deri në muajin tetor të vitit 2019. Ky Komitet gjatë kësaj periudhe kishte arritur të mbaj dy takime të rregullta dhe pastaj njëri nga anëtarët kishte dhënë dorëheqje. Me 3 tetor 2019, MPB kishte themeluar Komitetin e ri të Auditimit i cili kishte arritur të mbaj dy takime një për vitin 2019 dhe një takim në janar 2020.

Ndryshe nga viti 2019 kur Komiteti i Auditimit në MPB ka qenë jo në pajtim me ligjin, në vitin 2018, Njësia për Auditim të Brendshëm nuk e kishte përmbushur planin vjetor të auditimit.

Sipas planit vjetor të NjAB në Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ishte planifikuar që për vitin 2018 të kryheshin pesë auditime, por kjo njësi gjatë vitit 2018 kishte kryer vetëm dy auditime.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në MPB për t’i pyetur në lidhje me gjetjet e Auditorit në këtë ministri, si në vitin 2018 ashtu edhe për vitin 2019 por nuk ka marrë përgjigje deri në publikim të artikullit.

Suksesi i Ministrisë së Pushtetit Lokal në zbatim të rekomandimeve

Në vitin 2017, 2018 dhe 2019, Ministria e Pushtetit Lokal nuk ka marrë asnjë rekomandim në fushën e auditimit të brendshëm. Në të tri vitet, Njësia e Auditimit të Brendshëm në MPL ka funksionuar me tre anëtarë, drejtorin e NjAB-së dhe dy auditorë.

NjAB kishte përgatitur planin strategjik (2018-2020) dhe planin vjetor, të cilët ishin aprovuar nga kryesuesja e Komitetit të Auditimit të Brendshëm.

Në planin vjetor të vitit 2018 janë planifikuar gjashtë auditime, të cilat mbulonin periudhën e vitit 2018. NJAB kishte finalizuar gjithsej 7 auditime, 6 prej të cilave ishin auditime të planifikuara dhe një auditim me kërkesë të menaxhmentit të ministrisë.

“Përveç finalizimit me kohë të raporteve ato ishin mjaft cilësore dhe përmbajtësore. Raportet e auditimit përmbajnë konkluzione dhe rekomandime të cilat identifikojnë disa nga mangësitë në sistemin e kontrollit të brendshëm të MAPL-së”, theksohet në raportin e vitit 2018.

Numri i rekomandimeve të dhëna në vitin 2018 ishte 46, prej tyre ishin zbatuar 23, në proces të zbatimit ishin 16 dhe 7 rekomandime nuk janë zbatuar.

Kurse, numri i rekomandimeve të dhëna në vitin 2019 ishte 30, prej tyre ishin zbatuar 6, në proces të zbatimit ishin 20 dhe 4 rekomandime nuk janë zbatuar.

“Puna e NJAB-it është mbikëqyrur nga Komiteti i Auditimit të Brendshëm, i cili kishte mbajtur katër takime ku ishin diskutuar raportet e NJAB-së. Gjithashtu, Komiteti i auditimit kishte përgatitur raportin e punës për vitin 2019 të cilin e kishte dërguar tek menaxhmenti i ministrisë”, thuhet në raportin e vitit 2019.

Ministria pa auditor të brendshëm

Edhe në raportin e vitit 2018, edhe në atë të vitit 2019, Zyra Kombëtare e Auditimit ka theksuar se Ministria e Zhvillimit Rajonal nuk e ka të themeluar Njësinë e Auditimit të Brendshëm. Por në përgjigjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për KALLXO.com thuhet që kjo ministri e ka të themeluar Njësinë e Auditimit të Brendshëm por që ende nuk ka rekrutuar zyrtarë në Njësinë e Auditimit për shkak se procesi i rekrutimit është ndërprerë nga shtatori i vitit 2019 për të gjitha institucionet.

Po ashtu, në përgjigjen e Ministrisë thuhet që më 19 tetor 2020, MZhR ka emëruar si Zëvendësuese të Divizionit të Auditimit të Brendshëm zyrtaren që është certifikuar derisa të fillojë procesi i rekrutimit.

“MZhR ka të themeluar njësinë e Auditimit të Brendshëm me Strukturën organizative të MZhR bazuar në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës QKR 04/2018. Në vitin 2019 MZhR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka realizuar Auditimin e Brendshëm për MZhR me mbështetje të Zyrtarëve të Auditimit të Brendshëm nga Ministria e Financave”, theksohet në përgjigjen e MZhR-së.

Kjo ministri thotë se ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave në fushën e auditimit të brendshëm, e cila e kishte kryer një auditim.

Në këtë raport të bërë nga Ministria e Financave ishin dhënë 3 rekomandime, të cilat identifikojnë disa nga mangësitë në sistemin e kontrollit të brendshëm të MZhR-së.

“Ministria kishte përgatitur planin për adresimin e rekomandimeve, ku ishin përcaktuar afatet dhe zyrtarët përgjegjës për adresimin e rekomandimeve. Duhet të theksohet se aktualisht MZhR ka dërguar një zyrtarë për tu trajnuar në fushën e auditimit të brendshëm, i cili është në proces të certifikimit”, thuhet në raportin e auditimit të vitit 2019.

Ministria ka njoftuar gjithashtu që zyrtarja e MZHR-së është certifikuar me 22 shtator 2020 pas përfundimit me sukses të trajnimeve.

Komiteti i Auditimit jo-funksional në Ministrinë e Arsimit

Në vitin 2018, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (tash Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë) nuk kishte marrë asnjë rekomandim sa i përket auditimit të brendshëm. Por e njëjta nuk ka ndodhur edhe në vitin 2019. Në raportin e këtij viti, Auditori ka evidentuar mosfunksionim të Komitetit të Auditimit.

“Ministri duhet të marrë veprime për funksionalizimin efektiv të KA, në mënyrë që të sigurohet se roli dhe misioni i KA në ministri po përmbushet dhe funksioni i auditimit të brendshëm është i monitoruar mirë”, thuhet në rekomandimin e Auditorit në vitin 2019.

Numri i rekomandimeve të dhëna në vitin 2019 ishte 57. Nga këto rekomandime 30 janë zbatuar, 19 janë në proces dhe 8 nuk janë zbatuar ende.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të MASh në lidhje me mosfunksionimin e Komitetit të Auditimit në këtë ministri në vitin 2019. Deri në publikimin e këtij artikulli, KALLXO.com nuk ka marrë përgjigje.

Përmirësimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Në vitin 2017, në dosjen e raportit të auditimit të NJAB-së për një projekt në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka gjetur dokumentim të dobët, por në vitet pasuese ishte adresuar kjo dobësi.

Në vitin 2018 dhe 2019, Auditori i Përgjithshëm nuk i kishte dhënë asnjë rekomandim MPMS sa i përket auditimit të brendshëm. NJAB gjatë vitit 2019 kishte arritur të realizojë në tërësi planin vjetor të auditimit. Numri i rekomandimeve të dhëna nga NJAB për vitin 2019 ishte 140 rekomandime. Në kuadër të MPMS është i themeluar dhe funksionon edhe Komiteti i Auditimit, i cili për vitin 2019 kishte mbajtur katër takime.

Auditimi i Brendshëm (AB) është funksion i rëndësishëm i sistemit i cili siguron menaxhmentin e lartë se mekanizmat e kontrollit të brendshëm janë dizajnuar dhe funksionojnë në mënyrë efektive. Komiteti i Auditimit (KA) është organ këshillëdhënës i menaxhmentit të lartë të subjekteve të sektorit publik, dhe mbështetës për auditorët e brendshëm duke siguruar pavarësinë e tyre, vlerësuar përshtatshmërinë e burimeve dhe siguruar zbatimin e rekomandimeve të dhëna.