Mustafa: Nuk është temë aktuale çështja e territoreve

Kryetari  i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është aktuale çështja e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë deklaratë Mustafa e bëri në emisionin ‘Click’ të Rtv 21.

“Nuk do të lejojmë që të diskutohen çështja e territoreve. Edhe në Shtëpinë e Bardhë, edhe në  Departamentin e Shtetit, nuk ka asnjë dokument në të cilin përfshihen  ndryshimi  i kufijve dhe besoj që asnjë rast nuk ësshtë diskutuar për këtë në Washington. Nuk është temë aktuale dhe duhet të përgatitemi për dialog dhe për çka do të dialogojmë”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa po në të njëjtin emision, Mustafa foli edhe për çështjen e mandatarit për kryeministër, duke thënë se do të diskutohet kur të vijë koha.