Musliu-Kurtit: Dreqi të hangërt, s’e le asnjë qershi pa e hangër

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_____________________________________________________________________________

Pasi kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit është edhe Ganimete Musliu, kjo e fundit reagoi, duke ia kujtuar kryeministrit krejt premtimet e kohës sa ishte në opozitë, e të cilat, sipas saj, ai i ka shkelur si shef Qeverie.

“Dreqi te hangërt Albin, s’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!”- u shpreh deputetja e PDK-së.

Ganimete Musliu tha se do të donte t’i bënte pyetje Albin Kurtit porse nuk dinte cilit Albin t’i bënte pyetje.

“Pata shumë gjëra me folë sot po nuk po di cilit Albin me i bo pyetje. A me i bo pyetje atij Albinit shokut të Astrit Deharit , Mon Balajt dhe Arben Xheladinit a t’i bëj pyetje këtij Albinit këtu, me xhipa të zi, i hekurosur me kollare, me 30 truproje”- shtoi ajo.

Po ashtu, deputetja e PDK-së i kërkoi Kurtit që në takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, të kërkonte të drejta për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.

“Albin nuk e ke përmendur asnjëherë Preshevën, Medvegjën, Bujanovcin kur të ulesh atje me dostin tënd, se unë nuk ia përmend emrin, kërko të drejta për ata siç po kërkojnë serbët të drejta në Kosovë sepse nëse nuk e bën këtë ka me të dënu historia”- tha Musliu.