Murati kritikon opozitën për mospërkrahje të disa çështjeve në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për një bashkëpunim të mundshëm me Bankën Botërore në të cilën përfshihen rastet sociale.

Ministri Murati ka thënë se kjo nismë nuk është votuar nga deputetët.

“Ne si Qeveri tentojmë që dy herë që ta sjellim në Kuvend, por që dy herë ajo kthehet ndaj deputetët e opozitës”, ka thënë Murati.

Muarti gjithashtu ka folur për Ligjin e pagës minimale.

“Kemi sjellë ligjin për pagën minimale, por çka është bërë ky ligj nuk është votuar. Kur vjen çështja me i mbështet qytetarët ju nuk i mbështetni”, theksoi ministri.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas fjalimit të ministrit dhe ka kërkuar “këto përgjigjen duhet t’ia jepni qytetarëve dhe Kuvendit të Kosovës, jo të merreni se çka kemi thanë ne dhe si po veprojmë në Kuvendin e Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë.