Foto: Banjo Simić/Facebook/Vijesti

MPJ: Të dyshuarit për vrasjen e policit malazez s'janë nga Kosova

Policia malazeze sot ka identifikuar tre të dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë Milutin Lekoviq, ku sipas mediave malazeze ata pretendojnë se janë shtetas të Kosovës.

Por një gjë të tillë e ka mohuar këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.

Ai për KALLXO.com tha se personat që po dyshohen nga autoritetet e Malit të Zi, nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës.

“Zyrtarisht ta konfirmoj se personat që po dyshohet se e kanë kryer krimin nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës”, tha Zyberaj.

Përkundër identifikimit, policia malazeze është ende në pritje të konfirmimeve të identitetit zyrtar, raporton gazeta malazeze Vijesti.

Mjekët në Spitalin Risan nuk arritën të shpëtojnë jetën e një polici kufitar, të plagosur dje rreth orës 02:00 në Igalo.

Lekoviq dyshohej se ishte qëlluar me armë në kokë nga një shtetas i Kosovës, i cili u soll në stacionin e policisë nga roja kufitare.

Ai raportohet se kishte shkrepur armën nga ulësja e pasme e makinës dhe më pas ishte arratisur me dy bashkëudhëtarë.

Ndërsa mjekët luftuan për jetën e Lekoviqit, kolegët e tij kapën dy burra dhe një grua që ikën nga makina.

Ata u arrestuan të dielën rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin ndërsa po përpiqeshin ta kalonin në këmbë kufirin me Kroacinë,

Mediat malazeze: Kosovari vrau një polic malazez, arrestohen tre persona

.