Foto: Banjo Simić/Facebook/Vijesti

Mediat malazeze: Kosovari vrau një polic malazez, arrestohen tre persona

Policia malazeze ka identifikuar tre të dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë Milutin Lekoviq ndërsa pritet që ata sot të sillen në seancë gjyqësore sot me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm.

Përkundër identifikimit, policia është ende në pritje të konfirmimeve të identitetit zyrtar. Tre të arrestuarit pretendojnë se janë shtetas të Kosovës, raporton gazeta malazeze Vijesti.

Mjekët në Spitalin Risan nuk arritën të shpëtojnë jetën e një polici kufitar, të plagosur dje rreth orës 02:00 në Igalo.

Lekoviq dyshohej se ishte qëlluar me armë në kokë nga një shtetas i Kosovës, i cili u soll në stacionin e policisë nga roja kufitare.

Ai raportohet se kishte shkrepur armën nga ulësja e pasme e makinës dhe më pas ishte arratisur me dy bashkëudhëtarë.

Ndërsa mjekët luftuan për jetën e Lekoviqit, kolegët e tij kapën dy burra dhe një grua që ikën nga makina.

Ata u arrestuan të dielën rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin ndërsa po përpiqeshin ta kalonin në këmbë kufirin me Kroacinë.

Kur policia i gjeti dhe i rrethoi, i dyshuari për vrasjen e oficerit të policisë përsëri shkrepi armën. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, njëri nga ta është plagosur në krah pastaj që të tre u arrestuan.

Përgatiti: Erna Salihu