MPB ndalon regjistrimin e automjeteve me targa KS

Ministria e Punëve të Brendshme ka shfuqizuar udhëzimin administrativ përmes të cilës lejohej që vozitësit e automjeteve të regjistrojnë mjetet me targa KS.

Përmes këtij vendimi, ndalohet regjistrimi i mjeteve me targa KS.

Vendimi ka hyrë në fuqi që nga 17 shtatori 2020.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Ministria e Punëve të Brendshme.

“Referuar vendimit Nr.855/2020 të datës 17.09.2020 për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2018 për Regjistrimin e Mjeteve me targa KS dhe Vendimit nr. 829/2019 të datës 17.09.2019 për lirimin nga taksat për regjistrimin e mjeteve me targa RKS dhe KS, për pronarët e mjeteve që posedojnë targa të ish RFJ-së apo të ngjashme, pas datës 10 qershor 1999 deri më 14 Shtator 2016, që i ka skaduar afati më datë 15.09.2020 është ndërprerë procedura e regjistrimit të mjeteve me targa KS”, thuhet në përgjigjen e MPB-së

Udhëzimi paraparak për regjistrimin e veturave parashihet që pronarët e veturave mund të regjistronin veturat edhe me targat KS.