Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, vranësira më të theksuara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e martë, por vranësirat do të jenë më të theksuara.

“Vende-vende pos reshjeve ka mundesi të ketë edhe zbrazje elektrike, si pasojë e konveksionit në troposferë”- thuhet në njoftim.

IHMK thekson se sa i përketë gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njëjtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.

Të martën temperaturat minimale lëvizën ndërmjt 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ishin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.