Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.