Moti - Foto: KALLXO.com

Moti sot, i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot në vendin ton do të mbaj mot i vranët dhe me shi.

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta” – thuhet në njoftim.

Ndërsa, nesër pritën të ulen temperaturat.

“Dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s” – njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.