Moti me Shi, Nga Nesër Ngritje të Temperaturave

Sipas parashikimeve të meteorologëve sot pritet të kemi mot me shi. Gjatë fundjavës priten temperatura më të ngrohta.

Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2 C deri në 6 C, e maksimalet nga 9 C deri në 17 C.

Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.