Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se moti sot në vendin tonë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

“Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, ka njoftuar IHMK.