Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu.

Sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjinit, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve, njofton Instituti Hidrometeorologjik  i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit.