Moti nesër e pasnesër, i vranët e me reshje lokale shiu

Shiu do të vazhdojë edhe në dy ditët e tjera në Kosovë dhe moti do të jetë kryesisht i vranët.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Reshje lokale shiu mund të ketë në disa pjesë të vendit, duke pësuar pastaj me kthjellime dhe rënie të temperaturave në ditët vijuese”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  me shpejtësi 1-6 m/s.