Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti këtë javë në Kosovë

Mot i butë parashihet të mbretërojë edhe në ditët e fundit të shkurtit, duke kaluar nga marsi. Fillimisht do të ketë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Më 26.02.2024 do të jetë mot i butë dhe me erë, më shumë vransira paradite kurse gjatë ditës intervale me diell.

Temperaturat sot do të sillen nga 7 deri në 15 gradë Celsius.

Nga dita e mërkurë do të dominojnë më shumë vransirat mbi vend që ditën e enjtë dhe premte sjellin kushte edhe për reshje të dobëta lokale shiu.

Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajrorë do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave./Telegrafi