Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti javën e ardhshme në Kosovë, i ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se javën e ardhshme në vend do të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas njoftimit, të hënën do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius”.

Ndërkaq, të martën parashihet mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. “Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha”.

IHMK thekson se të mërkurën do të jetë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e martë, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

Kurse, tutje bëhet e ditur se të enjten pritet të jetë mot i vranët , por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje  të intensitetit të ndryshueshëm, njofton Instituti.

Të premten parashihet mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. “Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”.

Gjatë vikendit të ardhshëm parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil, thekson Instituti.

Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s, thekson IHMK-ja.