Moti gjatë javës së ardhshme: me diell, vranësira, shi e shkarkim rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë javës së ardhshme do të jetë i paqëndrueshëm.

Ky është moti sipas ditëve të javës:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa u përket temperaturave, ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë.

E martë – Mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira, të cilat parashihen të sjellin shi.

E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

E enjte- Mot i ngjashëm pothuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezente ditëve të fundit, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Sipas Institutit, shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.