Moti gjatë fundjavës, vranësira e reshje në formë sqote

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së shtunës dhe të dielës në vend do të ketë mot të ndryshueshëm.

“Të shtunën mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.” – thuhet në njoftim.

“Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde” – vijon njoftimi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.