Moti gjatë dy ditëve të ardhshme, me temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, vendi do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik dhe temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Në këto kushte, sipas njoftimit, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

“Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit”, vijon njoftimi.

Sipas IHMK-së, indeksi UV do të shënojë vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.