Momenti i arrestimit të të dyshuarit për sulmet ndaj KFOR-it në Mitrovicën e Veriut (FOTO)
Një serb, i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në Zveçan është arrestuar sot.
KALLXO.com ka siguruar fotografi ekskluzive nga momenti i arrestimit të të dyshuarit në një hapësirë publike në Mitrovicën e Veriut.
Arrestimi i tij është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
I arrestuari, siç ka njoftuar ministri, është “Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës e bandave kriminale”.
Si shkak i këtij arrestimi, alarmi për disa minuta është dëgjuar në komunën e Mitrovicës Veriore. Njësitë speciale tashmë janë pozicionuar në lagjen e boshnjakëve afër shkollës teknike.
Kjo është fotografia nga momenti i arrestimi i tij: