MKRS tregon rreth organizmit të Lojërave Mesdhetare 'Prishtina 2030'

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare sot në Heraklion të Greqisë, ka shpallur Kosovën shtet mikpritës të LM2030.

Përmes një njoftimi për media, MKRS thotë se LM “Prishtina 2030”, do të mbahet në bashkëpunim me Shqipërinë ndërsa pritet të marrin pjesë mbi 3300 sportistë në 24 sporte.

“Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi 3300 sportistëve dhe shënon bashkëpunimin e parë mes 2 shteteve në organizim, Kosovës dhe Shqipërisë. Ngjarja ndërkombëtare multi-sportive do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit me fokus në 7 komunat kryesore si dhe në bregdetin shqiptar, në Durrës”- thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Përmes LM2030, konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar.

Krahas përfitimeve direkte thotë financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, do të ketë edhe përfitime jodirekte por afatgjate, si  promovimi i shtetit dhe zhvillimi i turizmit sportiv.

Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’