Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Mitrovicë, voziste 141km/h në zonën 80 km/h, këto janë masat ndaj shoferit kundërvajtës

Policia në Mitrovicë gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një shofer që po ngiste veturën me shpejtësi prej 141 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Policia ka treguar se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë 300 euro, tri pikë negative si dhe ndalim i drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.

FOTO: Policia e Kosovës/Facebook.