Ilustrim

Mitrovicë: Vjedhin alkool në kafene, arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e Veriut dje është raportuar se persona të panjohur kishin kryer vjedhje në  një kafene ku ishin vjedhur pije alkoolike në vlerë 5.000 euro.

Sipas Policisë për këtë rast në cilësinë e të dyshuarve në stacion policor janë shoqëruar dy burra, njëri kosovar e tjetri shtetas i Serbisë.

Tutje Policia sqaron se gjatë intervistimit ata kanë pranuar se kishin kryer vjedhjen.

Me urdhër të prokurorit rasti hetohet në procedurë të rregullt.