Mitrovicë, policët sekuestrojnë armën në momentin kur i dyshuari e ekspozonte para një personi tjetër

Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë një armë sot nga një i dyshuar 24-vjeçar, i cili në atë moment po e ekspozonte armën para një personi tjetër.

Kjo ngjarje ja ndodhur  sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut, në kohën kur zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur rastin.

Kështu ka bërë të ditur KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Zyrtarët policorë mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit  dhe mospërshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë  nën  kontroll dhe të arrestojnë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me dy fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, ka thënë ai.

Sipas Zahitit, lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale -mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve.