Mitrovicë e Jugut, fillon faza e dytë e aplikimit për 50 eurot për COVID-19

Në Mitrovicën e Jugut ka filluar faza e dytë ndarjes mbështetëse financiare prej 50 eurove për të gjithë të infektuarit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës së Jugut përmes një njoftimi në Facebook

“Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare” shkruan në njoftim.

Të drejtë aplikimi kanë qytetarët të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.