Ilustrim

Mitrovicë, aksident mes një veture dhe motoçiklete

Dje në rrugën ‘Imer Popoviq’ në Mitrovicë të Veriut ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete.

Sipas raportit policor, si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar motoristi i cili është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.