Foto-ilustrim

Mitrovicë, 3 të lënduar në përleshjen ku u përdor edhe thika

Një përleshje ka ndodhur sonte në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Nga ky incident dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një thikë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për KALLXO.com se lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në  Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, u shpreh zyrtari policor.