Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Rozeta Hajdari flet për aksidentin në trafik në të cilin u përfshi

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka treguar për një aksident në të cilin ajo është përfshirë ajo teksa po drejtonte veturën e saj personale.

Ajo ka thënë se derisa po voziste papritmas në rrugë kanë dalë dy fëmijë që ishin duke vrapuar për ta kaluar rrugën dhe njëri është përplasur për veturën e saj.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time”, ka shkruar ajo në facebook.

Ministrja ka treguar se fëmija i aksidentuar është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”, ka theksuar ajo.