Foto: Hykmete Bajrami/Facebook

Ministrja Bajrami shërohet nga COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19 dhe se do të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, tha ajo.

Bajrami përmes një postimi në facebook, tha se ka pasur disa probleme shëndetësore dhe është trajtuar nga mjekët e Klinikës Infektive.

“I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës”, u shpreh ajo.

Ligji për Rimëkëmbjen ekonomike pritet të votohet sot