Ministria sqaron: Ministri Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka reaguar rreth informacioneve në media sipas të cilave ministri Besim Beqaj ka ofruar dorëheqjen.

Në një komunikatë, Ministria këtë informacion e quan “spekulim”.

Sipas Ministrisë, ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizim të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ky është reagimi i plotë i Ministrisë:

“Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e infomojmë opinionin publik dhe mediat se Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Më anë të kësaj Komunikate përgenjështrojmë shkrimet e publikuara, duke informuar se Ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në këtë kuadër Ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga Ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës”