ARKIV Pamje të sulmeve të nisura nga Gaza drejt Izraelit.

Ministria palestineze e shëndetësisë: Ushtria izraelite vret tre luftëtarë palestinezë në Bregun Perëndimor

Përmes një deklarate të bërë të hënën, ministria palestineze e shëndetësisë i ka identifikuar tre burrat e vrarë në kampin e refugjatëve Balata në Nablus si Muhammad Abu Zaytoun (32), Fathi Abu Rizk (30) dhe Abdullah Abu Hamdan (24).

Brigadat e Martirëve Al-Aksa, krahu i armatosur i partisë Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abbas, tha përmes një deklarate se të tre ishin në mesin e “luftëtarëve” të grupit.

Bregu Perëndimor është pushtuar nga Izraeli që nga Lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967.

Aty jetojnë afro tre milionë palestinezë, së bashku me rreth 490,000 izraelitë në vendbanime që konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Vdekjet e fundit vijnë pak më shumë se një javë pas një armëpushimi të brishtë të Gazës pas një konflikti pesëditor ndërkufitar midis Izraelit dhe grupit militant të Xhihadit Islamik.

Që nga fillimi i vitit, të paktën 153 palestinezë, 20 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë në dhunën e lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, sipas një raporti AFP të përpiluar nga burime zyrtare nga të dyja palët.

Ato përfshijnë, nga pala palestineze, luftëtarë dhe civilë, dhe nga ana izraelite, kryesisht civilë dhe tre anëtarë të pakicës arabe./France24.com

Përgatiti: Nuhi Shala