Ilustrim

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin për subvencione ndaj fermerëve deri më 1 qershor

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur afatin për subvencione për fermerët deri më 1 qershor.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 1 qershor 2022, ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, procedurat dhe dokumentet për aplikim mbeten të njëjta.

“Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ëeb faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet tutje në njofim.