Punimi i Tokës, foto: Plator Gerdovci/Facebook

Komuna e Prishtinës do subvencionojë ujitjen e tokave bujqësore

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës për herë të parë do bëjë subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore për fermmerët..

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Bujqësisë së komunë Plator Gërdovci.

Sipas tij, ujitja do bëhet përmes ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër Lepenc, derisa komuna do mbulojë të gjitha shpenzimet.

“Për herë të parë Drejtoria e Bujqësisë po bën subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Prishtinës, përmes  Ibër Lepencit, po i mbulojmë të gjitha shpenzimet e ujitjes për fermerët tanë”- ka thënë ai.

Gjatë këtij viti komuna e Prishtinës ka bërë subvencionim në degë të ndryshme të bujqësisë përfshirë: furnizimin me pajisje bletare për 56 qytetarë, subvencione për fermerët në lëmin e shpezëtarisë, subvencione në bletari e blegëtori ku përfituan 248 qytetarë, pagesa direkte për qytetarë që mbajnë Lopë, Dhi, Dele qumështore, ku përfituan 274 qytetarë.

Po ashtu, gjatë këtij viti është bërë edhe furnizmi me sera.