Ilustrim

Ministria e Brendshme ka shpallur tender 12.3 milionë euro për letërnjoftime e pasaporta

Dikasteri qeveritar për punë të brendshme në Kosovës, ka iniciuar procedurë tenderuese me qëllim të furnizimit me dokumente personale identifikimi dhe mirëmbajtje të sistemeve elektronike.

njoftimin për kontratë, thuhet se kontrata që është paraparë të nënshkruhet si rezultati i këtij aktiviteti të prokurimit, pritet të ketë një kohëzgjatje 36 muaj.

Për realizimin e këtij furnizimi, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë 12,300,000 euro. Në këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Nëpërmjet këtij tenderi, MPB planifikon të furnizohet me dokumente personale identifikimi si: letërnjoftim, pasaporta dhe dokumente tjera si dhe mirëmbajtje të sistemit.

1 qershori është caktuar edhe afati i fundit deri kur operatorët ekonomik të interesuar mund të ofertojnë për këtë aktivitet prokurimi.

Në vitin 2020, thënë ndryshe në vitin edhe kur filloi pandemia e virusit COVID-19 në Kosovë, në mungesë të materialit nga muaji gusht deri në muajin dhjetor, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të pajisen me letërnjoftim dhe pasaporta.