Ministri Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ që hap rrugën për furnizim me vaksina

Ministri Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ që hap rrugën për furnizim me vaksina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ, përmes së cilët mundësohet furnizimi me vaksinën kundër COVID-19.

“Ky Udhëzim Administrativ ka për qellim plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015 – Autorizimi për Marketing për Produkte Medicinale, për të mundësuar Autorizimin për Marketing të kushtëzuar apo emergjent për vaksinat kundër COVID-19”, thuhet në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë.

Aplikuesi duhet të dorëzoj në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale me dokumentet e përcaktuara në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale, për autorizim për marketing të kushtëzuar apo emergjent të lëshuar nga autoritetet rregullative: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) apo Administrata për Bama dhe Ushqim e SHBA (FDA) për vaksinat kundër COVID- 19.

“Importi i vaksinave kundër COVID19 bëhet sipas legjislacionit në fuqi dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshje në mes te Ministrisë se Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale për sigurimin e vaksinave kundër COVID- 19”, bëhet e ditur tutje.

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga ministri i Shëndetësisë dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare.