Ministri Konjufca kërkon ndihmën e Shqipërisë në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe për Diasporë i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ka marrë mbështetjen e homologut të tij nga Shqipëria, Gent Cakaj, për ta ndihmuar Kosovën për praninë në OSBE, pasi Shqipëria e kryeson këtë organizatë për këtë vit.

“Z.Cakaj më informoi që Shqipëria është e gatshme që t’i ndihmojë Kosovës edhe gjatë kryesimit të OSBE-së, sa i përket pranisë së Kosovës atje, modalitetin do ta gjejmë së bashku mendoj. Por është lajm shumë i mirë që dëgjova nga vetë z. Cakaj për gatishmërinë që e ka Republika e Shqipërisë që në OSBE, ta rikthejë një praktikë të mëparshme e cila është sa i përket pranisë së Kosovës atje”, tha Konjufca.

Ai shtoi se është i pakuptimtë dhe i papranueshëm nën përfaqësimi i Kosovës në OSBE.

“Meqenëse e kemi të qartë se nëse e krahasoni OSBE-në me OKB-në Kosova është shumë më e nënpërfaqësuar edhe për nga statusi që e ka në OSBE sesa në Kombet e Bashkuara që është e papranueshme në rrethanat aktuale”, tha Konjufca.

LIVE Konferencë për shtyp pas takimit Glauk Konjufca – Gent Cakaj

LIVEKonferencë për shtyp pas takimit Glauk Konjufca – Gent Cakaj

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 19 février 2020