Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, Foto:ZKM

Ministri i Shëndetësisë emëron edhe një këshilltar politik dhe shefin e kabinetit

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka emëruar shefin e kabinetit dhe këshilltarin politik.

Latifi ka emëruar Kujtim Salihun shef të kabinetit, ndërsa Anton Shllakun në pozitën e këshilltarit politik.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga Ministria e Shëndetësisë.

Latifi ka marrë pozitën e ministrit të shëndetësisë në muajin nëntor të vitit 2021.

Latifi u emëruar nga kryeministri Albin Kurti pasi ish ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, dorëzoi pozitën për të kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës.

Aktualisht, ministria e Shëndetësisë ka dy zëvëndësministra, Arsim Berisha dhe Dafina Gexha-Bunjaku.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, si pjesë e  kabinetit të ministrit Latifi figurojnë si të emëruar edhe: Aida Morina- këshilltare politike për komunitete, Azize Daku- këshilltare Politike, Drin Podrimqaku- këshilltar politik, Egzon Pnishi- këshilltar Politik.