Albin Kurti e zëvendëson Arben Vitinë me mjekun shqiptar nga Amerika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Përmes një konference për media, Kurti ka thënë se sot ka nënshkruar vendimin për emërimin e Latifit.

“Porsa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë, ai erdhi para pak ditësh”.

Sipas Kurtit, Latifi ka punuar në vazhdimësi për promovimin e shëndetësisë në Kosovë.

“Për angazhimin e tij është nderuar me shumë çmime, është autor i mbi 300 punimeve. Është kryetar dhe themelues i kolegjit të kirugëve të Kosovës”, tha Kurti në konferencë për media.