Vizita në Zveçan, Foto: MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal viziton Zveçanin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot qytetarët dhe institucionet në Zveçan.

Ai shkoi edhe në fshatrat Lip, Boletin dhe Zhazhë të kësaj komune.

Atë e kanë shoqëruar edhe nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi; shefi i zyrës për komunitete, Lulzim Peci dhe këshilltari në ministrinë e Punëve të Brendshme, Erden Atiq.

Krasniqi gjithashtu vizitoi Zyrën lokale për komunitete, Ambulantën dhe shkollën në këtë komunë.

“Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.