Ministri francez i Shëndetësisë: Ibuprofen e përkeqëson gjendjen e të prekurve nga coronavirusi

Marrja e medikamenteve anti-inflamatore Ibuprofen, Cortisone, mund të jetë një faktor i përkeqësimit të infektimit te të sëmurët me coronavirus, ka thënë sot ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, në llogarinë e tij në Twitter.

“Marrja e anti-inflamatorëve (ibuprofene, cortisone…) mund të jetë një faktor i përkeqësimit të infektimit. Në rast se keni ethe, merrni paracetamol. Nëse tashmë jeni duke marrë anti-inflamatorë, ose në rast të dyshimeve, kërkoni këshillë nga mjeku juaj”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, në Twitter.

Në pyetje është Ibuprofen dhe medikamentet me emër tjetër si Advil dhe Nurofen, raporton ouest-France.fr.