Miliqeviq: KFOR-i është aty që të krijojë një 'tampon zonë' mes Policisë dhe qytetarëve

Miodrag Miliqeviq nga organizata “Aktiv” në Mitrovicën Veriore ka thënë se janë fatkeqësi ngjarjet që kanë ndodhur në ditët e fundit në veri të Kosovës.

“Është fatkeqësi që kemi pa këtë dhunë dhe është diçka që shumica e jonë mendon që kjo ka ngelur në kohën e kaluar dhe tani jemi në një fazë ku mund të presim në planin politik të paktën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Por kjo që ka ndodhur dje është e palejueshme, KFOR-i është aty që të krijojë një tampon zonë mes Policisë dhe qytetarëve të Zveçanit dhe komunat  e tjera”- ka thënë Miliqeviq.

Tutje, Miliqeviq ka konsideruar se problemi kyç i tensionimit të situatës ishte vendosja e Policisë Speciale në veri.