Ministria e Financave

MF njofton për ekzekutimin e një pjese të pagesave të Pakos së Rimëkëmbjes

 

Ministria e Financave ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është ekzekutuar pagesa prej 6 milion e 500 mijë eurove, për bizneset aktive në vend, si subvencionim i linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes.

Sipas njoftimit, kjo shumë e ekzekutuar sot është si vazhdimësi e ndarjes prej 60 milionë eurove të Pakos së Rimëkëmbjes, për bizneset.

Sipas njoftimit, bizneset të cilat vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë, duke filluar nga sot deri më 15 mars 2021.

“Ankesa duhet të përmbajë Numrin Unik Identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon Numrin Unik Identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal”.

Ndërsa thuhet se vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tuje, do të merren në shqyrtim.

Ankesat mund të bëhen përmes postës elektronike: [email protected].

Më 29 shtator të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte miratuar ndarjen e 87 milionë eurove nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, të cilat 60 milionë prej tyre, janë ndarë për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

“Prej fondit për rimëkëmbje 365 milionë euro, ato që janë ndarë më herët dhe 87 milionë euro të ndara në pozicione përfshirë edhe kriteret për ndarjen e tyre”, kishte thënë Avdullah Hoti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria ndan 60 milionë euro për subvencionim të pagave për bizneset