Mehmeti: KPM ndaloi dy kanale ruse për shkak i propagandës

Kryetari i Komisioni i Pavarur të Mediave, Jeton Mehemeti tha se pas agresionit rus të Ukrainës, KPM-ja kishte marrë vendim për ndalimin e ritransmetimit të dy kanaleve ruse në Kosovë.

Ai këtë e bëri të ditur gjatë prezantimit të raportit “Vorbulla e rrenave” i pregatitur nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN.

Sipas Mehmetit, një vendim i tillë ishte ndërmarrë edhe nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh propagandën që bëhej nga këto burime.

“Si komision ne i kemi marrë një hap të menjëhershëm e që ka qenë, ndalimi i dy kanaleve ruse më të zëshme e më të fuqishme në Kosovë, që ishin “Russia Today” dhe “Sputnik”, të cilat pasi morën vendim të ndalohen të ritransmetohen në Kosovë, për fat të mirë edhe Komisioni Europian dhe shtetet e BE-së morën të njëjtin vendim që duke pasë parasysh propagandën e madhe që po bënin këto dy burime edhe në vendet e BE-së këto dy kanale u ndaluan së transmetuari”- deklaroi Mehmeti.

Ai theksoi se si KPM nuk e ka ndaluar ritransmetimin e kanaleve që vijnë nga vendet tjera sikurse ato që vijnë nga Serbia, teksa shtoi se përgjegjësi e KPM-së është që në momentin kur këto televizione cenojnë sigurinë kombëtare atëherë veprojnë menjëherë.

“Megjithatë nuk mund të them se nuk ka pasur edhe më tutje nga televizionet të cilat ofrojnë në territorin e Kosovës propagandë ruse, kjo edhe për një fakt tjetër që si komision nuk mundemi apo nuk e kemi ndaluar ritransmetimin e kanaleve që vijnë nga vendet tjera sikur që janë ato që vijnë nga Serbia fqinje. Me këtë dua të them se në hulumtimet tona të brendshme që kemi bërë, del se burimi kryesor i informimit tek komuniteti serb në Kosovë është telivizioni publik i Serbisë – RTS, që si burim është më lartë se sa televizionet lokale tek komuniteti serb në Kosovë”- deklaroi Mehmeti.

“Ne nuk licensojmë televizione apo kanale të huaja, por i mundësojmë që të ritransmetohen në Kosovë për shkak të nevojave të komuniteteve të ndryshme që kemi në Kosovë, porse përgjegjësi e jona është që në momentin kur këto televizione cenojnë sigurinë kombëtare atëherë ne veprojmë menjëherë sikurse kemi vepruar në të kaluarën”- shtoi ai.

Rjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezentuar sot Raportin e Deziformimit, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Raporti i Dezinformimit ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.