Foto: HRT/IMS

Media kroate: Lirohet shoferi i autobusit në të cilin mbetën të vdekur 10 persona ndonëse ekspertiza nuk kishte përfunduar

Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq, e ka liruar shoferin e autobusit në të cilin vdiqën 10 persona në Kroaci.

Sipas telegram.hr, ai e ka bërë këtë përkundër faktit se shoferi i autobusit, shtetasi i Kosovës, D. L., nuk ka kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Qarkut.

Nga 27 korriku deri në fund të nëntorit të këtij viti, shoferi D. L. ishte në paraburgim.

Kolegji jashtë gjykatës i Gjykatës së Qarkut Slavonski Brod e ka pranuar ankesën e prokurorisë kundër lirimit të shoferit të autobusit kosovar deri në përfundimin e ekspertizës së nevojshme.

Në korrik të këtij viti 10 persona mbetën të vdekur nga një aksident trafiku në Kroaci.

Autobusi ishte nisur nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën.