Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Më shumë se një orë pritje në secilën pikë kufitare të Kosovës

Në tri pika kufitare, po pritet më shumë se një orë për të dalur nga Kosova.

Për të lëshuar Kosovën nga pika në Jarinje duhet të pritet 80 deri në 90 minuta. Ndërsa, kolona është e gjatë deri në 400 metra.

Përderisa, në Merdarë po pritet deri në 70 minuta. Kështu thonë të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

E njëjta gjendje është edhe në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin deri në 75 minuta.