Foto: REL/Reuters

Më shumë se gjysma e spanjollëve të prekur me COVID-19 janë shëruar

229,422 shtetas spanjollë janë të prekur me COVID-19 duke bërë që Spanja të jetë vendi me më së shumti të prekur në Europë.

Sipas Worldometers, vetëm sot në Spanjë janë raportuar 2,793 raste të reja.

Mbi 330 persona janë raportuar të vdekur duke e çuar numrin e viktimave në këtë vend në 23,521.

Spanja ka kryer 1,345,560 testime ndërsa ka arritur të shërojë 120,832 persona.

Në Kosovë numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 763, 166 janë shëruar e 22 kanë vdekur.